05 - Dashuria per hir të Allahut - Ahmed Kalaja

4,904 views · Published 15 November 2009 · 41:03 · Indexed 26 September 2026

Channel: Digital Mimbar · 2009 · Education

Watch on YouTube

Support us on Patreon: http://www.patreon.com/DigitalMimbar Peace TV Shqip - Emisioni i pestë nga seria 'Ilustrim praktik mbi Islamin' - Emisionet tjera të kësaj serie mund t'i shikoni në http://www.qsi-ks.com/webi/peacetv.php

Nga fundi i skëterës së komunizmit, në vitet e para te rilindjes së dritës së Islamit në Shqipëri, filluan filizat e parë të lulëzojne e të vaditen me Librin e Zotit dhe traditën e Profetit alejhi selam. Filiza këto të cilët shumë shpejtë u bënë pishtarë të vërtete në përçimin e dritës së Allahut. E s'ka dyshim që njëri prej tyre është dhe hoxha Ahmed Kalaja i lindur në Tiranë më 16 Prill 1977, i cili me dijen dhe punën e tij konsiderohet simboli i modestisë dhe moralit të lartë. Njeri asket dhe adhurues. Gjithmonë gojë ëmbël dhe i butë, me ton të shtruar dhe me një humor të shijshëm. Por, edhe i pa kompromis kur është fjala për fenë e Allahut. E si të mos jetë kështu, kur pasi e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, u end mbi 10 vite duke studiuar për fenë e Zotit në Siri dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Medines në degën e jurispodencës Islame (Sheriat). Për të vazhduar kështu me afro 10 vite të tjera pune, në përhapje të fesë Islame në të gjitha trevat shqiptare.

Ahmed Kalaja aktualisht është Imam dhe ligjërues i një prej xhamive më të mëdha të Tiranës, anëtarë i Këshillit të Myftinisë së Tiranës dhe iniciatorë i shumë aktiviteteve fetare e socio-kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ai shfaqet herë pas here edhe në kanale të ndryshme televizive, kurse opinioni kosovarë e njohu rishtazi me peticionin për pavarësinë e Kosovës, drejtuar vendeve te Konferencës Islamike. Peticion, i cili kishte gjetur mbështjetje nga 52 000 qytetarë dhe nga e gjithë politika shqiptare.

Puna e pandalshme dhe obligimet e tij të shumta, nuk e penguan hoxhën nga qëllimi i tij fisnik i kërkimit të diturisë. Ai vazhdon studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit dhe në Universitetin 'Jinan' në Liban. Like DigitalMimbar on Facebook: http://www.fb.com/TheMimbar 
Follow DigitalMimbar on Twitter: http://twitter.com/DigitalMimbar

More from this channel