03 - Qëllimi i krijimit - Enis Rama
4,683 views · Published 10 November 2009 · 45:57 · Indexed 27 September 2026
Channel: Digital Mimbar · 2009 · Education
Support us on Patreon: http://www.patreon.com/DigitalMimbar Një pyetje është e përbashkët mes tërë njerëzve pa dallim shtrese, niveli inteligjence apo pozite të tij dhe kjo i mundon të gjithë por, manifestohet në mënyra të ndryshme: - Pse jemi krijuar? Në këtë dhe pyetje të ngjashme me të do ta gjeni përgjigjen në ligjëratën e hoxhës së nderuar Enis Rama. Peace TV Shqip - Emisioni i tretë nga seria 'Në kërkim të adhurimit' - Emisionet tjera të kësaj serie mund t'i shikoni në http://www.qsi-ks.com/webi/peacetv.php Këshilluesi i të pakujdesshmëve, mësues i të hutuarve. Njeri i dashur dhe i respektuar nga mbarë rinia shqiptare. Edhe pse i ri me moshë, Allahu ka futur dashuri dhe autoritet për të në zemrat e njerëzve. Mbase dituria e tij e thellë në cështjet e fesë, morali i tij i lartë dhe të kënaqurit e tij me pak nga kjo botë, e shtuan këtë dashuri në zemrat e njerëzve. Njeri me pamje të butë, me sjellje të ëmbla dhe gjithjë i matur. U lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme Alaudin në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani. Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona. Dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin Albanin. Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj. E morali i tij që e bën të dallohet, është dëshmuesi më i mirë i kësaj. Në vitin 2006 i përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (Usulud -Din). Me tu kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore. Ai po ashtu njihet edhe për ligjeratat e rregullta në Prishtinë, ku marrin pjesë jo vetëm muslimanët e kryeqytetit. Ligjerata këto, në të cilat njerëzit nisen herët, për të qenë sa më afër. Ligjerata në të cilat informohen të padijshmit, udhëzohen të pakujdesshmit, pendohen gabimtarët, kurse të devotshmit ndihen neglizhent. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe kredon Islame. Like DigitalMimbar on Facebook: http://www.fb.com/TheMimbar Follow DigitalMimbar on Twitter: http://twitter.com/DigitalMimbar
More from this channel
-
19:33
The Here After - Yousuf Archambault - Part 1
-
22:10
Forces of Evil - Bilal Philips #8
-
44:13
"Uloom all Hadith: Struggles of the Predecessors in Preserving the Sunnah" - Navaid Aziz
-
51:10
The Messenger of Allah
-
25:49
12 - The Sunnah, The Better - The Sunnah of Travelling - Abu Usamah Ad-Dhahabi
-
24:56
17 - The Sunnah, The Better - The Sunnah & Da'wah - Abu Usamah Ad-Dhahabi
-
32:25
[3/3] The Correct Way of Practicing The Religion - Muhammad Al-Jibaly
-
1:07:10
"Kërkuesi i Shpëtimit" - Ligjërues: Hoxhë Enes Goga (Imam nga Peja)