02 - Baraspesha e përkryer ne veprimet e të Dërguarit - Ekrem Avdiu
964 views · Published 29 October 2009 · 46:20 · Indexed 20 September 2026
Channel: Digital Mimbar · 2009 · Education
Support us on Patreon: http://www.patreon.com/DigitalMimbar Peace TV Shqip - Emisioni i dytë nga seria 'Atje ku burojnë virtytet' - Emisionet tjera mund t'i shikoni në http://www.qsi-ks.com/webi/peacetv.php Simbol i sakrificës në kohëra të vështira. Njeri i veshur me cilësi të të parëve tanë, të edukuar me moralin e Librit të Krijuesit dhe traditës së Profetit alejhi selam. Njeri, në shpirtin e të cilit janë të qëndisura virtyte të shumta. Trimëria dhe dituria shokë të afërt të tij, e urtësia dhe butësia stoli të tij. I lartë në moral, gjithnjë i buzëqeshur dhe i afërt me njerëzit. Shumë shigjeta u gjuajtën kundër tij, por ai mbeti i paprekur. Durimtarë ndaj fjalëve të hidhura e i drejtë në fjalët e tij. I guximshëm dhe me qëndrim të fortë, duke mos i kushtuar rëndësi fjalëve të ziliqarëve. Kush tjetër përveç hoxhës tonë të nderuar, Ekrem Avdiut. U lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997. Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë. Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që sdo mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit. Like DigitalMimbar on Facebook: http://www.fb.com/TheMimbar Follow DigitalMimbar on Twitter: http://twitter.com/DigitalMimbar
More from this channel
-
44:01
Kindness to Parents - Sheikh Younus Kathrada
-
48:38
" Muhamedi (salallahu alejhi waselam) Hoxhë: Irfan Salihu
-
41:46
Good Character - Sheikh Younus Kathrada
-
36:25
Biography of the Prophet Muhammad (pbuh) - 08 - Sheikh Younus Kathrada
-
39:02
Biography of the Prophet Muhammad (pbuh) - 07 - Sheikh Younus Kathrada
-
1:15:35
2) Njohuri bazike rreth Fikhut të shitblerjes - Enis Rama
-
1:15:35
3) Njohuri bazike rreth Fikhut të shitblerjes - Enis Rama
-
52:38
4) Njohuri bazike rreth Fikhut të shitblerjes - Enis Rama