Njoftohuni me ambasadorin amerikan në Kosovë,

133 views · Published 17 August 2015 · 1:17 · Indexed 8 November 2026

Channel: ShareAmerica · 2015 · News & Politics

Watch on YouTube

Greg Delawie ndjehet i nderuar që do të shërbejë si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë
Anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, z. Delawie ka shërbyer si zëvendësndihmëssekretar për verifikim, planifikim dhe siguri evropiane në Zyrën për kontrollim, verifikim dhe pajtueshmëri të armëve. Ishte përgjegjës për Zyrat për çështje të sigurisë euroatlantike, verifikim, planifikim dhe kontaktim, dhe i Qendrës për reduktim të rrezikut bërthamor. Para kësaj detyre, z. Delawie ka shërbyer si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Berlin, Gjermani, ku ishte zyrtari kryesor operativ i njërit prej misioneve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Para Berlinit, ai ishte zëvendësndihmëssekretar në Zyrën për çështje politiko-ushtarake, ku ishte personi kryesor i Departamentit të Shtetit për çështje kundër piraterisë dhe menaxhoi programet për çminim humanitar, negocim të marrëveshje për status të forcave, dhe marrëdhënie shtet-mbrojtje. Z. Delawie gjithashtu ka shërbyer jashtë vendit si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb, Kroaci, dhe në pozita të ndryshme në Romë, Ankara dhe Frankfurt. Në detyra të tjera në Uashington ai ka punuar në çështje të tregtisë bilaterale, politika të burimeve njerëzore, siguri të aviacionit, si oficer për Organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, dhe si zyrtar mbikëqyrës në Qendrën për operacione të Departamentit të Shtetit.

Z. Delawie zotëron këto gjuhë të huaja: gjermanisht, italisht, kroatisht dhe turqisht. Anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ai diplomoi në ekonomi në Kolegjin e Harvardit. Ai është me prejardhje nga San Diego, Kaliforni.

More from this channel