25 - Në përmbyllje të muajit të Ramazanit - me hoxhë Ekrem Avdiun dhe hoxhë Enis Ramën

1,102 views · Published 6 September 2010 · 51:09 · Indexed 18 October 2026

Channel: Digital Mimbar · 2010 · Education

Watch on YouTube

Support us on Patreon: http://www.patreon.com/DigitalMimbar Peace TV Shqip - Emisioni i njëzetë e pestë nga seria 'Zëri i arsyes' - Emisionet tjera mund t'i shikoni në http://www.qsi-ks.com/webi/peacetv.php

Enis Rama u lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme 'Alaudin' në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani. Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona. Dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin Albanin.

Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj.

Në vitin 2006 i përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë ('Usulud -Din').

Me t'u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite. Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjerata të rregullta javore. Ai po ashtu njihet edhe për ligjeratat e rregullta në Prishtinë, ku marrin pjesë jo vetëm muslimanët e kryeqytetit. Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe kredon Islame.

Poashtu, ai është recenzent i disa prej librave të përkthyera në gjuhën shqipe.

Hoxha jonë i nderuar Ekrem Avdiu, u lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë 'Alaudin' në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me të cilën shquhej që nga fëmijëria e tij, u vu re edhe nga profesorët e medresesë. Kështu, atij iu mundësua që shkollimin 4 vjeçarë, ta përfundojë për vetëm 3 vite. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdoi studimet në Universitetin e Medinës në të cilin diplomoi në vitin 1997.

Ai jeton dhe vepron në qytetin tani më të ndarë të Mitrovicës. Aktualisht shërben si Imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes 'Tavnik' dhe është anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës. I njohur për përdorimin e gjuhës së pastër shqipe, ai ka përkthyer dhe recenzuar një numër solid të librave fetarë, disa prej të cilave i përktheu qysh në bankat e medresesë.

Hoxha i nderuar është në përfundim të studimeve posdiplomike në Universitetin e Jinanit në Liban, në degën e 'tefsirit'. E që s'do mend se për zgjedhjen e kësaj dege ndër të tjera ka ndikuar edhe fakti se hoxha është hafiz i Kuranit. Like DigitalMimbar on Facebook: http://www.fb.com/TheMimbar 
Follow DigitalMimbar on Twitter: http://twitter.com/DigitalMimbar

More from this channel